Lushnje, plagosen dy persona me armë zjarri

20/08/2012 14:00

Ndërtimi i një objekti ngjitur me një pallat në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje ka qenë shkak i një ngjarjeje të rëndë sot.

Arben Zdrava, banor në pallat, është konfliktuar me pronarët e ndërtimit të cilët kanë përfituar një leje ndërtimi disa vite më parë dhe kanë nisur ndërtimin e oblektit.

Por ndërtimi i tij i ka bllokuar të gjithë pamjen tre kateve të para të pallatit duke i lënë në errësirë të plotë.  

Ky ka qenë dhe shkaku i lindjes së debatit. Pronarët e objektit kanë debatuar e më pas e kanë rrahur Zdravën.

Më pas ky i fundit ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë zjarri të tipit çifte dhe ka qëlluar mbi pronarin e objektit, Caush Caushi, 64 vjeç.

Nga të shtënat është plagosur dhe një kalimtare: Vilma Qole, 24 vjeç.

Të dy të plagosurit kanë marrë plagë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes së bashku me armën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA