Nevoja për valutë e qeverisë ka bërë që Ministria e Financave te
organizoje brenda 1 muaji ankandin e dyte te bonove thesari ne euro, me
nje maturim 1-vjeçar. Shuma e kerkuar eshte 15 milionq euro. Ne ankand
mund te marrin pjese si subjektet bankare ashtu dhe individet.

“Qeveria, përmes Ministrisë së Financave do të emetojë një tjetër instrument 1-vjeçar, siç ishte ai i korrikut, pra në gjysmën e dytë të gushit do të kemi një emetim të dytë ne euro. Ripërsërisimin veçoritë e këtij instrumenti që janë mjaft favorizuar, përfitshmëria, risku zero, por është edhe likuid”, tha zëvendësministri i Financave Nezir Haldeda.

Ne ankandin e pare te zhvillur ne korrik Ministria e Financave mblodhi 11 milionë euro, nga 15 milionë te kerkuara. Investimi i individeve ne bono thesari ne euro eshte me i leverdisshëm se sa depozitat bankare. Perqindja e perfituar eshte gati 2 here me e larte.  

Top Channel