Postblloku i policisë në dalje të qytetit të Gjirokastrës rreth një orë
pas mesnatë është goditur me breshëri armësh që vinin nga fshati
Lazarat.
Postblloku i policisë në dalje të qytetit të Gjirokastrës rreth një orë pas mesnatë është goditur me breshëri armësh që vinin nga fshati Lazarat.
Ne postobllokim ndodheshin 9 punonjës të policisë. Mbi ta është qëlluara me të paktën 10 gryka zjarri. Policia i eshte kunderpërgjigjur me arme sulmit nga larg. Por pas 15 nga fshati Lazarat eshte qelluara me fishekë gjurmëlënës faqen e kodrës së fshatit duke shkatuar një zjarr masiv.
Shkëmbimi i zjarrit ka qenë agresiv në momentet e para duke kërcënuar seriozisht jetën e efektivëve të policisë. Pozicionimi i personave që hapën zjarr mbi policinë diku mes kodrave të lagjes Zinxhira dhe fshatit Lazarat favorizonte si sulmin ndaj policisë edhe largimin në kohë të tyre.
Zyrtarisht njoftohet se nuk ka të lënduar as mes policisë dhe as mes banorëve. Një deklaratë për shtyp Drejtoria e Policisë ka bërë thirrje për distancim nga këto akte kriminale dhe për bashkëpunim të komunitetit në kapjen e autorëve.
Si pasojë e zjarrit të shkaktuar me qëllim për trë penguar avancimin e policisë u dogjën rreth 3 ha pisha 4–vjeçare ndërsa vazhdon të digjet një sipërfaqe e madhe shkurresh dhe kullote pranë fshatit. Zjarrfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.
Top Channel