Zjarri ka përfshirë qindra hektarë pyje në Ersekë, ndërsa janë dëgjuar shpërthime granatash në fshatrat Pepellash dhe Nikolicë.
Flakët kanë rënë në zonat në kufi me Greqinë dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve atje është thuajse e pamundur.
Aktualisht janë evakuuar banorët e dy fshatrave, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për të vënë flakët nën kontroll.
Granatat që kanë shpërthyer mendohet të jenë fshehur në pyll në vitin 1997.
Zjarret kërcënojnë pyjet e Lurës
Ka me se nje jave qe jane riaktivizuar zjarret ne kuroren e Lures. Zjarri ka nisur nga Liqeni i Luleve, tek “Lisi i Monumenteve”.
Sipas banoreve nese nuk do te kete nderhyrje emergjente nga toka dhe nga ajri rrezikohen dhe banoret e komunes Lures si dhe banoret e zonave te Mirdites.
Flaket, te cilat jane shume te medha jane ndihmuar edhe nga ererat e forta dhe temperaturat e larta dhe zjarri ka prekur nje siperfaqe te konsiderueshme.
Top Channel