Ersekë, gjendet i pajetë në mal 50-vjeçari

06/08/2012 00:00

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e së hënës në Ersekë.
Sipas policisë Vangjel Joti, 50 vjeç nga Erseka u gjet i pajetë në malet
e zonës, ndërsa kishte humbur gjurmët që prej pasdites së të dielës.

Sipas familjare 50-vjeçari ishte nisur në mal për të kullotur bagëtitë dhe nuk ishte kthyer në banesë. Joti u gjet pa shenja dhune në trup, duke dyshuar se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Megjithatë priten konkluzionet e ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 50-vjeçarit.

Top Channel