Këto dite vere, në gjithë vendin qarkullon një viroze, e cila
intoksifikon gjithe organizmin dhe qe ka prekur qindra femije e te
rritur.

Ne urgjencen e pediatrise se Tiranes, vizitohen çdo dite 250 deri ne 300 femije të cilët kanë temperaturë të larte, diarre dhe të vjella. Prinderit e femijeve shprehen se kjo viroze zgjat gjate, dhe femijet jane teresisht te keputur, dhe nuk kane deshire te hane asgje.

Mjekët shprehen se nëse fëmija ka temperaturë të lartë dhe të vjella duhet të kërkojnë menjëherë ndihmën e mjekut. Pasi është e rëndësishme që femijët të mosdehidratohen dhe temperatura te mbahet nen kontrroll.Femijet duhet te marrin lengje, te mos ekspozohen ne temperatura te larta dhe te marrin te gjitha mjekimet e duhura.Por kjo viroze e cila helmon gjithe organizmin, dyshohet se mund te jete perhapur nga uji ose nga ndonje ushqim.

Ne Urgjencen e Infektivit, çdo dite marrin ndihmen e pare mbi 80 persona te moshave te ndryshme, te cilet kane te njejtat simptoma, temperature te larte rrezisten e, dhimbje muskujsh, të vjella diare dhe me pas dhimbje koke.Ne shume raste qytetaret jane paraqitur prane urgjencave ne gjendje te fikti. Kjo viroze qarkullon prej disa javesh dhe numri i te prekurve eshte gjithnje e me i madh.

Top Channel