Gjirokastër, fluks pacientësh nga helmimet

01/08/2012 00:00

Mjekët e urgjencës në spitalin e Gjirokastrës po përballen me një fluks
në rritje të pacientëve që mbërrijnë në spital me simptoma të
helmimit prej ushqimeve.

Kjo kategori pacientësh shkon në qindra vetë për muajin korrik. Shpesh pacientët mbërrijnë në gjendje të rëndë thotë mjeku i urgjencës Kreshnik Shehu për shkak të neglizhencës. Ushqimet e ekspozuara në ambient për një kohë të gjatë apo të ngarkuara bakterologjikisht përbëjnë shkaqet kryesore të helmimeve.

Mes rreth 30 rasteve të pacientëve që paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës një numër të konsiderueshëm e zënë të aksidentuarit në rrugë që krahasimisht me një vit më parë shënojnë rritje.

Ndërkaq më të pakta prezantohen këtë vit rastet e pickimeve nga gjarpërinjtë apo insektet e rrezikshme si merimanga e zezë që vitet e kaluara kanë qenë mjaft tipike. Mjekët thonë se në spital trajtohen edhe urgjencat e shtuara të spitaleve të qarkut pacientë që nuk mund të trajtohen për mungesë specialistësh në Tepelenë, Përmet e Këlcyrë.

Top Channel