Vlorë, mbytet një 14-vjeçar, shpëton kushëriri

31/07/2012 00:00

Një adoleshent është mbytur paraditen e sotme në ujërat e Jonit, pranë
plazhit të Zvernecit, në Vlorë. Viktima është Adriatik Shabanaj, 14 vjeç
i cili ishte duke pushuar bashkë me familjen në plazhin e Zvërnecit.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia, mbytjes i ka shpëtuar për mrekulli kushëriri i tij, 22-vjeçari Fatjon Shabanaj, i cili ka tentuar ta nxjerrë nga uji adoleshentin, por gjithçka ka rezultuar e kotë pasi trupi i pajetë i të miturit ka përfunduar në fund të detit.

Ndërkohë, 22-vjeçari, i cili ka rrezikuar të asfiksohet, është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka filluar kërkimet për trupin e pajetë të të riut dhe e ka gjetur atë pas 3 orësh në ujërat e thella të plazhit të Zvërnecit.

Top Channel