Në një vit, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Tiranë ka
përjashtuar rreth 300 persona dhurues gjaku pasi nga analizat kanë
rezultuar të prekur prej sëmundjeve seksuale të transmetueshme.

Epidemiologu i Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës, Halil Stana deklaroi për mediat se në një vit u zbuluan rastësisht 211 dhurues gjaku të prekur me hepatitin b, 42 me hepatit c, 9 dhurues gjaku u evidentuan me sëmundjen seksulale të transmetueshme te sifilizit,  e cila është rikthyer pas gati 40 vitesh.

Ndërkohë dhe në QSUT dhe ISHP, nga analizat e gjakut janë evidentuar rreth 43 raste me hepatite virale si dhe 19 të prekur me HIV. Sipas specialistit të Shëndetit Publik, grupmosha e të prekurve është relativisht e re.

Gjatë sezonit të verës, rreziku i përhapjes së sëmundjeve skesuale të transmetueshme është i madh si pasojëe hyrjeve dhe daljeve të shumta brenda e jashtë vendit.

Specialistët i bëjnë apel sidomos të rinjve të përdorin masat mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale, ndërsa për personat e diagnostikuar me këto sëmundje këshillohet mjekimi sa më parë me medikamentet e duhura, pasi ata janë 10 herë më shumë të rrezikuar për t’u infektuar nga virusi HIV.

Top Channel