Zjarret në Berat, u dogjën 80 ha me pyje

28/07/2012 00:00

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu disa ditë më parë kodrat e
lagjes “Goricë” të qytetit të Beratit shkrumboi 222 ha 80 prej tyre janë
me pisha, ndërkohë që ka rrezikuar seriozisht banesat e lagjes muze në
këtë qytet.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori zjarrfikeseve te qarkut Berat Shpëtim Goricva, i cili ka bërë bilancin e pasojave të zjarrit. Në lidhje me dëmet e shkaktuara nga zjarri që vazhdoi për 48 orë, numri 1 i Zjarrfikësve pohoi se u dogjën në total një sipërfaqe rreth 142 hektarë me barishte, shkurre, ferra, pisha e akacie.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë 30 forca zjarrfikëse nga Berati, 7 forca nga reparti i Kuçovës, 10 forca nga Policia Pyjore si dhe 20 forca të ushtrisë.  

Në lidhje me problematikat e hasura gjatë punës Gorica sqaroi se janë vërejtur, mungesa ne rrugëkalimet për automjetet në malin Partizan, mospastrimi i pylllit nga trungjet e rrëzuara nga ndërmarja e pyjores, terreni shumë i vështirë si dhe mos-aktivizimi i komunitetit të komunës Velabisht për mbrojtjen e pronës së tyre.

Top Channel