Gjashtë fshatra të komunës Maqellarë në Dibër janë ndëshkuar kolektivisht me ndërprerjen e energjisë elektrike nga ana e CEZ-it për shkak se një pjesë e banorëve nuk paguajnë.

Banorët kërkojne rikthimin e energjisë sepse ata kanë mbetur edhe pa ujë nga mosfunksionimi i pompave. Kryetari i kësaj komune me mijëra banorë, Bardhyl Agolli e quan ndëshkim të padrejtë lënien kolektive në errësirë.

Kompania CEZ ka njoftuar nisjen e ndërprejes kolektive të energjisë në zonat ku debitorët janë në numër të madh.

Top Channel