Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për dy shtetas italianë me
precendentë penale në vendlindjen e tyre dhe për një shoqëri tregtare
nëpërmjet të cilës prokurorët dyshojnë se janë pastruar gati 500 mijë
euro.

Alesandro Locatelli 65 vjeç dhe Pietro Grandoni 58 vjeç, kishin një histori mashtrimesh financiare edhe ne vendin e tyre, ndersa jane bere pjese e transfertave te dyshimta edhe ne Shqiperi permes nje shoqerie konfeksionesh.

Dosja per pastrim parash u hap ne 2010, menjehere pasi nje banke italiane ne Tirane sinjalizoi Policine Shqiptare per dyshimet e saj se dy italianet po pastronin para. Prokurorja thote se Alesandro Locatelli ne 5 mars 2010 ka kryer dy transferta nga Sllovenia ne Shqiperi me shumen totale te 500 mije eurove dhe e ka justifikuar kete veprim ne banke se sapo kishte shitur nje seri dyqanesh ne Gjermani ndersa si perfitues i kesaj transferte eshte deklaruar nje shoqeri italiane, e cila ka si objekt tregetar te saj dhenien me qera te mjeteve bujqesore.

Pas kesaj transferte, i akuzuari ka transferuar brenda bankes shumen prej 490 mije euro ne drejtim te shoqerise qe perfaqesohej nga bashkepatrioti i tij Pietro Grandoni. Pergjate dhjete diteve ne vijim Grandoni ka kryer ne Shqiperi tre terheqje cash prej 60 mijë eurosh.

Ndersa pasi i eshte refuzuar nga banka transferta e milionave te mbetura, ata kane krijuar nje shoqeri per shitje konfeksionesh ne Shqiperi. Per te dy italianet shteti shqiptar ka si adrese te tyre nje banese te dhene me qira ne Vaqarr ne te cilen pritet te behet njoftimi menjehere sapo te çelet gjykimi.

Sipas prokurorise, Alessandro Locatelli, 65 vjeç rezulton te jete i denuar si bashkepunëtor ne perfitimin e gati 1 miliarde liretave ne 2002 nga nje shoqeri e deklaruar e falimentuar. Per kete gjykata kishte dhene pervec burgimit edhe heqje te zotesise per te vepruar ne shoqerite e biznesit.  

Top Channel