Efektive të Gardës kanë vijuar me dëshmitë e tyre në procesin për
ngjarjen e 21 janarit, në ngarkim të ish-komandantit Ndrea Prendit,
majorit Agim Llupo dhe Margarit Kumes.

Gardistet ishin në një zë kur iu përgjigjën pyetjes se kush dha urdhër për të qëlluar. Përgjigjja e tyre ishte: Zbatuam ligjin.

Ne sallen e mbushur vetem me efektive te Gardes dhe gazetare, gardisti Perparim Bashukaj i tha gjykates se kishte pare te qellonin efektive te tjere me arme, por gjithmone ata i kishin tytat lart. Nderkohe gardisti Renis Tahiri, detyra e te cilit ishte te qendronte ne deren para Kryeministrisë kujtoi momentet e hapjes se portes dhe kur rreth 40 veta sipas tij hyne ne oborr. “Pasi bera qendrese duke paralajmeruar qytetaret te largoheshin se po shkelnin ligjin, u drejtova tek makina ku kishim lene armet dhe mora armen time MP5.

Pikerisht ne makine ka ndodhur nje ngaterrese, duke kujtuar se ai po merrte armen e tij pesonale ka marre armen e nje gardisti tjeter dhe me te ka qelluar ne ajer.

Ne kete pike prokurori e pyeti gardistin cfare gabimi tjeter kishtë bërë atë ditë. “Në një moment majori Agim Llupo – tha dëshmitari- me thirri duke me thene se me ka ngecur arma me jep tenden dhe timen shko dorezoje tek shoferi”.

Ndersa gardisti Ilir Duraku kujtoi se detyra e tij ishte qe te ruante institucionin dhe te kishte nen vezhgim komandantin e Gardes se Republikes Ndrea Prendi. “Nje moment kur une po behesha gati te qelloja ne ajer  – tha Duraku – degjova komandantin qe me bertiti mos qello.Mbaj mend qe komandantin e kam pare te rrëzuar pertoke , i kam hequr skafandren nga koka dhe pashe qe ishte i gjakosur ne sy”. Por komandanti Prendi sipas deshmitarit nuk kishte pranuar te dergohej ne Spitalin Ushtarak per t’u kuruar. Seanca e radhës për shkak të pushimeve të verës u la për në 12 shtator.

Top Channel