Bankat, interesat online

27/07/2012 00:00

Qytetarët shqiptarë tashmë mund të informohen lidhur me komisionet dhe
normat e interesit për shërbimet dhe produktet e ofruara nga bankat
përmes internetit në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Të dhënat nga 16 bankat që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë do të përditësohen çdo tre muaj dhe do të jenë të aksesueshme për individ dhe biznese përmes pesë formularëve në katër monedhat kryesore, lekë, euro, dollarë dhe paundi britanik.

Raportet do të paraqiten brenda 15 ditëve pas përfundimit të periudhës tremujore, sipas formës së raportimit të miratuar nga Banka e Shqipërisë.    

“Këto raportime kanë për qëllim publikimin nga Banka e Shqipërisë të çmimeve që ofron sistemi bankar për produktet dhe shërbimet, dhe ka si synim krijimin e kushteve të favorshme që klientët të informohen dhe të orientohen me lehtësi drejt zgjedhjeve sa më të përshtatshme në përputhje me situatën e tyre financiare”, thotë Anjeza Harizaj, përgjegjëse e Sektorit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Permes ketij projekti banka e shqiperise thote se pervec transparences pritet edhe rritja e konkurrences per te bere qe bankt te ulin kostot e sherbimeve. Nese bankat nuk pasqyrojne ne menyre periodike te dhenat sipas Bankes se Shqiperise do te penalizohen. Masa e penalzimit eshte percaktuara rast pas rasti dhe varion qe nga gjoba deri tek ndeshkimet per personelin pergjegjes ne banka.

Top Channel