Pukë, pezullohen krerët e policisë

26/07/2012 00:00

Rekomandimet e Avokatit të Popullit për tragjedinë e Pukës edhe pse me
vonesë, u moren parasysh nga Prokuroria e rrethit Pukë, e cila i ka
kërkuar gjykatës pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë, të
cilët akuzohen se nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar një
ngjarje të rëndë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të
tjerë.

Prokuroria doli në përfundimin se si pasoje e mosveprimit te tyre, pas denoncimeve te marra nga palet e perfshira ne konflikt, ne nje fshat te Pukes, kane mbetur te vrare dy shtetas dhe jane plagosur 4 te tjere.

Shefi i Komisariatit te Policise Puke, Ridvan Bushati, inspektori i zones Lulzim Latifi dhe shefi i Krimeve Qetsor Gurra, jane tre punonjesit e policise, per te cilet eshte kerkuar masa. Por hetimi administrativ i Avokatit shkonte edhe me tej nisur nga kjo ngjarje. Ai i rekomandoi Drejtorit te Pergjithshem te Policise te marre masa per nje nga çeshtjet qe e shqeteson me shume opinionin publik, ate te mos referemit shpeshhere te veprave penale ne prokurori, nga ana e policise.

Rasti i Pukes, sipas institucionit te Avokatit te Popullit eshte nder me flagranti, duke cenuar rende imazhin e policise. Por kete radhe duket se rekomandimet e tij kane rene ne veshin e duhur. Jo vetem prokuroria beri kerkesen e pezullimit te oficereve ne Puke, por edhe Policia e Tiranes ka bere nje thirrje publike, por per evidentimin e vepres penale te vjedhjes. Policia i ben thirrje te gjithe te demtuarve nga vjedhjet e çantave apo sendeve të tjera personale, si varese apo bizhuteri, të paraqiten për të depozituar kallëzimet e tyre apo prova të tjera mbi këto shtetas, ku në shumë raste rezulton se nuk kallëzohen nga ana e të dëmtuarve‏.

Debati i regjistrimit te veprave penale ne vend eshte i vjeter mes prokurorise dhe policise. Ndersa prokuroria pretendon se policia shpesh here nuk i regjistron kallëzimet, kjo e fundit e mohon kete gje. Gjithësesi rekomandimet e fundit te Avokatit te Popullit per nje rast te caktuar, ku u fsheh kallëzimi penal i nje shtetasi dhe nuk ju dergua prokurorisë, duke sjelle si pasoje vdekjen e dy shtetasve, ka vene serish ne levizje institucionet.

Top Channel