" /> ">

Anulohet ceremonia e helikopterëve

26/07/2012 00:00

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se, helikopteri “Cougar”, i cili u
rrëzua një ditë më parë në Alpet franceze ishte i destinuar për në Shqipëri.

Permes nje deklarate per shtyp, Ministria njofton se anullohet ceremonia qe do te mbahej ne oren 18.00, ne aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë gjate se enjtes. Perveç helikopterit te rrezuar “Cougar” pritej te vinte ne Shqiperi, edhe ai, EC-145, te dy helikoptere te prodhuar ne baze te nje kontrate me kompaninë franceze “Eurocopter”.

E parashikuar ne pjesen ushtarake te aeroportit te Rinasit ne ceremoni do te merrnin pese ministri Imami, si edhe personalitete te tjera ushtarake dhe politike te vendit.  

Kontrata e firmosur ne vitin 2010 me kompanine “Eurocopter” nga qeveria shqiptare parashikon blerjen e pese helikoptereve, deri ne vitin 2017. Vlera e tyre eshte afersisht 79 milione euro, dhe pagesa do te kryhet deri ne fund te vitit 2013. Ne kete kontrate u parashikua qe dy nga helikopteret te ishin per qellime ushtarake, dy per sherbime mjekesore dhe nje per transport VIP.

Shqiperia per shkak edhe te anetaresimit ne NATO i duhet qe te marre pjese pas vitit 2018, me dy helikoptere luftarake ne misione luftimi. Blerja e dy helikopterve “Cougar” ishte parashikuar per qellime te pjesemarrjes ne operacione luftimi. “Cougar” ploteson misionet e transportit te trupave ne luftim si edhe operacionet e kërkim-shpëtimit. Me renien e nje prej helikoptereve te destinuar per Shqiperi, nuk dihet nese kontratrat e franko-gjermenave do te respektohet ne kohe.

Cougar, superhelikopteri

I cilësuar si helikopteri me i gjate dhe me i forte, Cougar As 532 Al me dy motorre -prodhohet ne Francë. Ai eshte modeli i avancuar i helikoptereve ushtarake Puma Aerospatiale. As 532 eshte zhvilluar me tej ne modelin e njohur Eurocopter EC 725.

Çmimi i tij mund te shkoje nga 21 deri ne 25 milione dollare. Ne vitin 1990 te gjithe helikopteret Super Puma  ndryshuan nga As 332 ne As 532 Cougar, per te bere dallimin mes modeleve civile dhe ushtarake.

Helikopteri mund te mbaje 2 pilote dhe deri ne 29 trupa ushtarake, gjashte barrela te plagosurish dhe 10 persona te tjere. Modeli ushtarak mund te mbaje disa lloje armatimesh; perfshire predha, raketa hedhes apo automatike.

Ne kete model mund te instalohet edhe sistemi i vezhguesit te terrenit “Horizon”. Shqiperia kishte porositur pese helikoptere te tille. modeli AS 532 Al perdoret nga Forcat Ajrore Bullgare apo edhe  forcat ajrore gjermane per qellime parlamentare apo transportin e personaliteteve.
 

Top Channel