Armët e Skënderbeut në Tiranë

25/07/2012 01:00

Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut do të ekspozohen në nëntor në Muzeun Historik në Tiranë. Por që armët e heroit tonë kombëtar të vijnë nga Austria duhet që muzeu të plotësojë një sërë kushtesh për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Për këtë arsye një grup specialistesh mbërriten nga Vjena për të parë kushtet e Muzeut të Tiranës.

“Erdhëm këtu për të parë kushtet ku do ekspozohen objektet. Cdo gjë është në rregull. Mund të krijojmë këtu mjedisin e përshtatshëm për ekspozimin e tyre por për këtë do të sjellim nga Vjena një vitrinë të posacme për sigurinë e tyre dhe përshtatjen me kushtet klimaterike. Ne mendojmë që reliket të qëndrojnë këtu tre muaj, por nëse ekspozita do të jetë një sukses i madh mund të shohim mundësinë të qëndrojnë maksimumi 6 muaj”, tha Beaufort Christian nga Muzeu Historik i Aritit të Vjenës.  

Një portret i Skënderbeut do të udhëtojë gjithashtu drejt Tiranës për të qënë pjesë e ekspozitës që do të celet në muajin nëntor, bëhet fjalë për një tablo origjinale të shekullit të 16-të.

Top Channel