Fluks vizitorësh në Butrint

24/07/2012 00:00

Qyteti antik i Butrintit vazhdon te mbetet nje prej detinacioneve turistike me te vizituara nga turistet.
Krahasuar me një vit më parë Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar një
rritje të numrit të vizitorëve të huaj, të cilet vijne në Shqipëri
kryesisht nga ishulli grek i Korfuzit.

Pas gërmimeve te fundit arkeologjike qe jane kryer ne Butrint por edhe hapjes se disa mozaikeve pritet qe per kete vit stina turiskie te zgjase deri ne fund te  muajit shtator

“Une vij nga Gjermania, nga qyteti i Duseldorfit dhe kjo eshte hera ime e pare ne Shqiperi. Jam e lumtur qe ndodhem ketu dhe vendi i pare qe kam vizituar eshte Butrinti, nje mrekulli e vertete. Jam mjaft e impresionuar nga ato çfare kam pare deri tani dhe do te deshiroja qe kerkimet te vazhdonin ende ne kete qytet antik. Do te doja te udhetoja ne te gjithe vendin dhe do te ishte kenaqesi, pasi Shqiperia eshte nje vend i panjohur, jo vetem per mua, por per te gjithe europianet”, thotë një turiste.

“Edhe une jam nga Duseldorfi.Me kane lene shume pershtypje qyteterimet qe ka Butrinti, si ai grek dhe romak.Butrinti eshte nje vend fantastik.Kjo eshte hera ime e pare ne Shqiperi dhe kam hyre nepermjet Sarandes por ajo qe pashe sa zbrita ne toke ishin godinat qe po ndertoheshin,ishin te shumta dhe une kam pershtypjen qe Shqiperia eshte nje vend gjithmone ne ndertim”, thotë një tjetër turist.

Numri i turisteve te cilet vizitojne Butrintin shkon deri 800 persona ne dite, kryesisht te huaj. Muaji gusht pritet që të përbëjë pikun e këtij sezoni në rrafshin e turizmit kulturor lidhur me vizitat e siteve nën UNESCO.

Top Channel