Policia e Tiranës njoftoi për arrestimin e Lorenc Zaimit, autorin e dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Remzi Çollaku, ditën e shtunë.
Ndonëse arrestimi u realizua vetëm 30 minuta pas vrasjes, konfirmimi erdhi nga zëdhënësja e policisë mesditën e së dielës.
Remzi Çollaku humbi jetën 24 orë më parë, i hedhur nga një ballkon pranë Sanatoriumit në Sauk, pasi ishte rrahur më parë dhe goditur me sende të forta.
Nga hetimet paraprake, rezultoi se të dy shtetasit, viktima dhe vrasësi, kishin konsumuar pije alkoolike, në momentin e përfshirjes në një sherr për arsye banale.
Pas kryerjes së vrasjes, forcat e rendit shoqëruan në komisariate disa persona, për të bëre verifikimet përkatëse, ndërsa 30-vjeçari Zaimi u prangos në Shkozë, në banesën e vjehrrit të tij.
Top Channel