Greqi, sherr në burg, plagosen 4 shqiptarë

22/07/2012 00:00

Katër të dënuar shqiptarë janë plagosur gjatë një sherri të ndodhur në burgun Dhomokos në afërsi të Lamias në Greqinë Qendrore.

Lajmi bëhet publik prej Drejtorisë së Policisë Rajonale, burime të së cilës sqarojnë se sherri filloi pasditen e së shtunës në kapanonin që mbahen kryesisht të dënuar shqiptarë.

Burimet sqaruan se sherri filloi për motive që ende nuk dihen dhe shpejt degjeneroi në një përplasje masive midis më tepër se 60-70 të dënuarve, të cilët nuk nguruan të përdorin dhe armë të ftohta ndaj njëri -tjetrit.

Pas ndërhyrjes se gardianëve, katër shqiptarë u dërguan në Spitalin e Lamias me plagë të rënda. Njëri prej të plagosurve, 34 vjec, emri i të cilit nuk bëhet publik, u dërgua me urgjencë në Athinë për shkak të plagëve të rënda që mori.

Mjekët e spitalit “Evangjelizmos”, ku dhe u dërgua i plagosuri, thonë se po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë në jetë.

Top Channel