Butrint, mbyllet ekspedita e shkollës arkeologjike

20/07/2012 00:00

Shkolla Ndërkombëtare arkeologjike e Butrintit ka mbyllur ciklin e
sivjetshëm të leksioneve dhe gërmimeve, praktikë që po funksionon  prej
12 vitesh.

Per 3 jave studente nga vende te ndryshme kane marre njohuri ne fushen e arkeologjise,duke germuar nen kujdesin e arkeologeve te njohur, nderkohe qe praktika e germimit eshte e lidhur edhe me leksionet qe jepen nga arkeologe vendas dhe te huaj.

Studentet e trajnuar ne kete shkolle nderkombetare restaurimi vijne kryesisht nga Universitetet e Tiranes, Gjirokastres, Elbasanit, Shkodres si dhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, si dhe nga Universiteti amerikan i Romes dhe nga universitete te tjera amerikane.

Gjate germimeve eshte  zbuluar nje punishte  e prodhimit të veres, çka deshmon aktivitetin ekonomik qe kryenin  banoret e zones ne periudhen romake.

Zbulimi  i  Vila  Rustika  eshte  i rendesishem sepse  jep informacion per nje periudhe gati 4 shekuj, kur  ky  vendbanim braktiset per t’u perdorur me pas si varreze.Gjate germimeve veç qeramikes jane zbuluar edhe  monedha. Por ajo qe eshte me e veçanta eshte gjetja e nje statuje te Dionisit, ku duken qarte kembet  e Dionisit dhe Pantera, e cila ka kapur nje dem.

Top Channel