Berisha: PS të votojë për heqjen e imunitetit

18/07/2012 00:00

Kryeministri sali Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë kryesocialistit
Rama që Partia Socialiste në seancën e 6 gushtit të votojë Ligjin
për Heqjen e Imunitetit.

Në mbledhjen qeveritare të së mërkurës, Kryeministri akuzoi opozitën se po mban peng imunitetin për interesa të një grupi miliarderësh në Partinë Socialiste.

“I bëj thirrje Ramës ta mendojë dhe ta rimendojë më mirë se kjo që bën është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vend. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit dhe në rrafshin njerëzor është gjenerator i korrupsionit, i pabarazisë ndaj qytetarëve”, tha Berisha.

Më herët, Berisha kërkoi zbatimin e ligjit për kthimin e banesave në adresë të pronarëve të tyre, ndërsa përdoruesve u ofrohen kredi me interes zero për të blerë një tjetër banesë.

Reagon Rama në Twitter

Nga Mallakastra ku ndodhet ne nje tur takimesh me drejtues lokal te Partisw Socialiste, Edi Rama ka komentuar deklaratat e kryeministrit Berisha qe lidhen me seancen e 6 gushtit, ku priten te dikutohen ndryshimet kushtetuese per imunitetet.

Nepermjet rrjetit social Twitter zoti Rama thote se PS i ka thene po heqjes se imunitetit,jo arrnimit qorrazi te Kushtetutes. Vota jone ne parim eshte PRO, shkruan kryesocialistit, por ka ritheksuar edhe njehere tjeter se ndryshimi kushtetues te behet me nje proces publik.

Ne nje tjeter mesazh Rama thote se “Nga ultesira e tij morale Kryeministri nuk mund t’i imponoje opozites as vizionin as variantin e tij te ndryshimit te Kushtetutes”.

Rama i rikujton kreut te mazhorances se opozita ka qendrimin e saj per kete çeshtje.

Top Channel