Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi të martën se në zyrën e saj
nuk ka mbërritur zyrtarisht asnjë letër nga Kryetari i grupit
parlamentar të PS-së, ndërsa theksoi se shpreson që letra e publikuar në
media të mos
jetë qëndrim zyrtar i PS.

Duke sjellë ne vemendje se heqja e imunitetit për zyrtaret e lartë dhe gjyqtarët është një nga 12 rekomandimet kyçe për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i bën thirrje Partisë Socialiste t`i bashkohet nismës së depozituar në Kuvend dhe në datën 6 gusht të votojnë unanimisht për heqjen e imuniteteve.
 
Kryetarja e Kuvendit thekson se Parlamenti i Shqipërisë ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të futur në axhende këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës.

Top Channel