“Imunitetet”, Meta: Të votojmë Ligjin

17/07/2012 00:00

Deputetët të votojnë ligjin për heqjen e imunitetit në seancën parlamentare të 6 gushtit.

Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një konferencë për shtyp të martën, duke theksuar se duhet të shfytëzohet koha e vendosur në mënyrë që vendi të mos humbasë statusin e vendit kandidat.

“Të gjithë aktorët duhet të bashkohen për t`i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje brenda datës 6 gusht. Sa e rëndësishme është që kjo çështje të zgjidhet në themelet e saj, po aq e rëndësishme është edhe koha. LSI apelon për të përdorur të gjithë kohën e cila nuk është e pakët për të dhënë një zgjidhje kushtetuese por edhe një zgjidhje politke dhe morale”, u shpreh Meta.

Top Channel