Elbasan, djegia e mbeturinave rrezikon fshatin

17/07/2012 00:00

Një zjarr me përmasa të mëdha, në rrethana ende të paqarta  ka
shpërthyer  mbrëmjen e së hënës në fushën e grumbullimit të plehrave të
komunës së Bradasheshit në Elbasan, duke shkaktuar probleme në fshtain
Katund i Ri, i cili ndodhet  shumë pranë saj.

Për më shumë se dhjetë orë, rreth 5000 banorët janë përballur me erën e rëndë të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë helmues që çlirohen nga djegia në natyrë e grumbullimit të plehrave. Ky nuk është rasti i vetëm që një fenomen i tillë, është kthyer në një shqtesim real për shëndetin e banorëve, te cilet  jetojnë pranë vatrës së plehrave.

Zjarri ka rrezikuar edhe banesat, pasi zona ku hidhen mbetjet urbane të kësaj njësie vendore, nuk përmbush asnjë standard për të kryer një funksion të tillë, e për pasojë barishet dhe shkurret ndihmojne ne përhapjen e flakëve.

Askush nga shërbimi zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për të izoluar flakët, duke bërë që situata të mbetet e njejtë për orë të tëra.  Për më tepër fusha aktuale ndodhet farë pranë lumit Shkumbin, duke ndotur ujërat e tij. Aty çdo ditë depozitohen me qindra ton mbetje urbane dhe inerte.

Top Channel