Aksident rrugor në Kukës, dy të vdekur

14/07/2012 00:00

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Kukës-Morinë, ku u përfshinë tre mjete.

Aksidenti ndodhi kur një makinë me targa angleze humbi kontrollin duke u përplasur me dy makina të tjera. Për pasojë kanë humbur jetën Besnik Parllaku 52 vjeç dhe Osman Velaj 32 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Fushë-Uzinë dhe sipas policisë viktimat ishin banorë të komunës Qesarat.

Top Channel