Fundjava parashikohet të shënojë pikun e ditëve të nxehta. Temperaturat
do t’i kalojë 40 gradë celsius, ndërsa parashikimet më afatgjata flasin
për një verë përvëluese.

Per kete arsye ministria e Shendetesisë ka nisur nje fushate sensibilizuese, per te parandaluar rreziqet e kesaj situate ne shendetin e njerezve. Nje tende me materiale informuese ka shperndare materiale per kalimtaret ne nje prej rrugeve te ish-bllokut, ndersa vete ministri Vangjel Tavo ka qene aty per te dhene keshilla praktike per te ruajtur shendetin ne keto dite te nxehta.

“Garantojmë si një sistem shëndetësor një shërbim të plotë për të qenë në dispozicion të qytetarëve. Ambulancat, klinikat, urgjencat, laboratorët, klinikat janë në funksion të plotë për të vepruar shpejt dhe për të përballuar cdo rast problematik”, tha Tavo.

Nisma sensibilizuese e Ministrise se Shendetësise eshte shtrire ne te njejten kohe edhe ne 5 qytete te tjera turistike, vende te cilat ne stinen ne veres mbledhin nje numer te madhe njerezish e ku faktori “te nxehte” anashkalohet shpesh nga pushuesit.
 

Top Channel