Tritoli në Pogradec, arrestohen dy vëllezër

12/07/2012 00:00

Policia e Pogradecit arrestoi të mërkurën dy vëllezër si autorë të
shpërthimit të eksplozivit në një lokal në qytetin e Pogradecit.

Ata jane dy vellezer me emrin Andrea Idriz Olldashi 25 vjeç dhe Martin Idriz Olldashi 23 vjeç banues ne lagjen nr.1 ne Pogradec. Dy vellezerit dyshohet se jane autore te shperthimit te ndodhur rreth ores 2.30 minuta te dy diteve me pare ne lokalin e shtetasit Gjergj Leka, 57 vjeç ish-futbollist.

Gjate shperthimit ka patur vetem deme materiale dhe kryesisht te xhamave te lokalit. Po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes, nderkohe materialet hetimore do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per vepren penale “Shkaterrim i prones me eksploziv, e kryer ne bashkepunim”.

Nderkohe nje dite me pare pronari i lokalit kishte deklaruar se shperthimi erdhi pas nje seri ngjarjesh te tjera qe kane nisur me nje gjobevenie nga ana e nje grupi te rinjeve ne qytetin e Pogradecit. Pronari i lokalit deklaroi se kishte paditur nje te ri me iniciale B.S nga qyteti i Pogradecit si personin qe i kishte kerkuar 4 mije euro si gjobe. Sipas tij policia kishte arrestuar grupin e me pas e ka leshuar. I demtuari akuzon se Prokuroria e Pogradecit ka penguar penalizimin e te rinjve. Me pas ai tregon se grupi i te rinjeve gjobevenes i kane dhunuar bashkeshorten dhe djalin e tij deri sa ndodhi edhe shperthimi i tritolit ne lokal.

Top Channel