Një sasi eksplozivi shpërtheu në orën 3.00 të mëngjesit të sotëm në një apartament prane “21 Dhjetorit”, në Tiranë.

Eksplozivi ishte vendosur ne katin e gjashte te nje pallati. Shperthimi ka ndodhur ne deren e apartamentit te ciftit Gani dhe Shpresa Qatipi.

Shperthimi ka shkaktuar vetem deme te medha materiale por jo viktima. Jane demtuar edhe apartametet e tjera prane ndersa ngjarja ka shkaktuar panik ne gjithe zonen.

Shtetesja Shpresa Qatipi pas ngjarjes ka reaguar duke thene se asnje prej familjareve te saj nuk ka konflikte apo probleme te tjera me drejtesine. Ajo thote se eshte degjuar shperthimi dhe nuk dihet se nga erdhi, ndersa tritoli ishte vendosur ne deren ngjitur.

Policia po heton per ngjarjen e rende qe ka demtuar disa apartamente ne kete pallat, nderkohe qe ende nuk ka nje piste per kete ngjarje. Nderkohe eshte pergenjeshtruar si i pavertete pista e hetimit ngritur nga policia per konflikte dhe trafiqet ilegale si shkak i ngjarjes se rende.

Top Channel