Nje shperthim i fuqishem tritoli ka tronditur qytetin e Pogradecit duke shkateruar dy lokale ne qender e tij.

Shenjestra e shperthimit ka qene lokali i ish-futbollistit te ekipit te pogradecit Gjergj Leka ndersa motivi dyshohet te jete nje gjobvenie nga nje grup te rinjsh. Ata jane denoncuar disa dite me pare nga pronari i lokalit por pak dite pas lirimit duket se kane ndermarre veprimin ekstrem.

I shqetesuar nga keto dhunime te vazhdueshme ndaj tij, bashkeshortes dhe djalit te tij 22-vjeçar, ish- futbollisti ka kercenuar me vetegjyqesi.

Sipas policise jane shoqeruar 7 persona ne lidhje me kete ngjarje, por edhe pse kjo e fundit ben arrestime, konflikti eshte duke marre permasa me te medha.

Top Channel