Ministria e Drejtësisë deklaroi sot se iniciativa e maxhorancës për ndryshimet kushtetuese është bazuar në rekomandimet e KE-së dhe Euralius, për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë të gjyqtareve.

Sipas Ministrisë, propozimet janë bërë shtatorin e shkuar dhe forcat politike kanë qenë dakord.  

“Teksti i amendamenteve të propozuara për ndryshimet kushtetuese, në nenet respektive, që kanë të bëjnë me imunitetin e gjyqtarëve, është i njëjti tekst gërmë më gërmë dhe fjalë më fjalë me ndryshimet dhe tekstin e propozuar nga misioni Euralius, projekt i asistencës së BE-së për sistemin e drejteësië në Shqipëri. Ndërsa teksti i amendamenteve të ndryshimeve kushtetuese në fushën e imunitetit të zytarëve të lartë është i njëjti tekst fjalë për fjalë dhe gërmë më gërmë, me atë të propozuar nga projekti “Paka”, projekt i asistencës për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit i KE. Është dokumenti teknik i propozuar në vitin 2011”, tha Gazment Bardhi, Këshilltar për Legjislacionin në Ministrinë e Drejtësisë.    

Top Channel