Kriza ekonomike po ndjehet edhe në sektorin e turizmit, duke tkurrur numrin e pushuesve shqiptarë jashtë vendit

Sipas Agjencive Turistike prenotimet për destinacionet e huaja turistike janë ulur me 20 deri ne 30 për qind krahasuar me një vit më parë.

Për shkak të buxhetit të reduktuar, ata që paraqiten pranë agjencive për të bërë prenotime kërkojnë paketa turistike gjithnjë e më ekonomike. Nëse një vit më parë pushohej për 10 apo më shumë ditë, këtë vit kerkesat jane te thjeshta.
 
“Nga 10 netë, tani ka rënë në 7 netë dhe kërkohet një kategori shërbimi më të ulët”, thonë operatorët turistikë.

Turqia dhe Greqia vazhdojne te mbeten destinacionet më të preferuara të pushuesve shqiptarë me oferta që nisin nga 400 euro per person në javë.   

Top Channel