Korçë, operacion për pikturat e vjedhura

11/07/2012 00:00

Policia e qytetit të Korçës ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një operacion në lidhje me pikturat e vjedhura të piktorit Vangjush Mio, në galerinë e qytetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave agjentët kanë kontrolluar shtëpinë e ish-administratorit të fondeve të galerisë.

Në këtë banesë, saktësojnë burimet, janë gjetur 1 mijë piktura, por nuk dihet nëse mes tyre janë edhe ato të vjedhura në ditët e fundit.

Burimet shtojnë më tej se një komision ekspertësh do të verifikojë pikturat e gjetura në banesën e ish-administratorit Sotiraq Xega.

Pikturat e vjedhura të Mios 300 mijë USD

Në listën e 27 pikturave që janë vjedhur në Galerinë e Korçës, më së
shumti janë krijimet e piktorit Vangjush Mio. Ato janë ndër krijimet e
tij të para të fillimit të shekullit të 20.

Pas deklarimit për humbjen e fondit, u bë me urgjencë inventarizimi fizik dhe në veprat që mungojnë janë ato që shfaqeshin vit pas viti në ekspozitat e piktorit të madh.

Sipas specialisteve te piktures dhe nxenesve te tij, Vangjush Mio eshte piktori i pare modern shqiptar. Ndersa deri ne ate kohe piktura shqiptare ishte kryesisht fetare dhe aplikohej ne objektet e kultit.

Mio me motivet e tij solli frymen moderne i inspiruar nga piktoret italiane te asaj periudhe. Ai ishte shkolluar ne Bukuresht e me pas ne Akademine Mbreterore San Luka ne Itali.

Pas kthimit ne Shqiperi, fondi i pikturave te tij u be prone shteterore pasi vendi ndodhej ne regjimin komunist. Mio vijoi te punonte deri ne fundin e jetes se tij dhe eshte nje nga mesuesit e piktoreve te tjere shqipare. Hetimet per zhdukjen e veprave te tij nisen pas padise se drejtorit te galerise.

Ai paditi ish-pergjegjesin Sotiraq Xenga, i cili ne nje bisede shpjegoi se asnjehere gjate 10 viteve te punes se tij nuk eshte bere iventarizim fizik i fondit te pikturave. Gjithashtu jane marre ne pyetje personat qe kane lidhje me Galerine.

Perveç pikturave te Mios ne fondin e Galerise se Korces mungojne edhe piktura te te tjere piktoreve shqiptare. Kjo eshte vjedhja e trete qe i behet krijimeve te Mios qe nga viti 1990, kur u zhduken tre piktura. Ne vitin 1994, 21 te tjera dhe se fundmi jane 27 krijime qe nuk gjenden.

Vlera e tyre ne iventarizim eshte vetem 700 leke por ajo eshte bere ne vitet 70. realisht ne tregun mes koleksionisteve krijimet e mios kane nje vlere nga 10 mije deri ne 30 mije dollare. Ne total vlera e pikturave te vjedhura mendohet te jete 300 mije dollare.

Pikturat e vjedhura

1 Natyra e qete
2 Shtepi ne Boboshtice
3 Vjeshte me 3 vajza
4 Shtepia e Asdrenit
5 Hyrje ne Voskopoje
6 Malet e Moraves
7 Shkembinjte ne Himare
8 Venecia
9 Fshati Mborje
10 Kositesit ne fushe
11 Cadrat e Harixhijve
12 Portret Gruaje
13 Bujku duke leruar
14 Mulliri i Mborjes
15 Duajt ne fushe e male
16 Hyrje ne Korce nga Dishnica
17 Vjeshte ne Bukuresht
18 Maliqi dje
19 Autoportret
20 Rruge ne Tirane
21 Shtepi ne Tirane
22 Rruga e feminise Korce
23 Natyre e qete Fruta
24 Dunaveci
25 Liqeni i Pogradecit
26 Vjeshte me kalimtare
27 Fushe ne Korce
 

Rrëfimi i ish-përgjegjesit të Galerisë

Po si mund te kete ndodhur vjedhja e pikturave te Vangjush Mios në Korçë? Ish-përgjegjesi Sotiraq Xenga eshte regjistruar ne nje rrefim te tij per menyren, se si mund te jene zhdukur ato krijime.

Ai aludon se edhe mund te jene zevendesuar te tjerat me vepra false. Ai pranoi se ne 10 vitet e punes se tij ne Galeri nuk eshte bere asnjehere inventarizim fizik i pikturave dhe se ai ka firmosur fiktivisht dokumente te tjera.

Pergjegjesi i Galerise thote se pikturat e famshme te Mios mund te kene perfunduar dhurata per zyrtaret e shtetit dhe njerez te biznesit, nga strukturtat pergjegjese per ruajtjen e galerise

Ish-pergjegjesi eshte personi qe eshte paditur nga ana e drejtuesit te Galerise dhe policia e ka marre ate ne pyetje ne lidhje me kete ngjarje.

 

Top Channel