Terzi: Në interesin tonë që Shqipëria ta marrë statusin

10/07/2012 00:00

Ministri i ri shqiptar i Puneve të Jashtme Edmond Panariti filloi nga
Roma vizitat e tij zyrtare dhe kjo u interpretua, si një konfirmim i
mëtejshëm i marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.

Diten e hënë, shefi i diplomacise se Tiranes u prit nga homologu i tij italian Giulio Terzi, me te cilin pati nje takim frytdhenes. Ministrat vune ne dukje perspektiven e zhvillimit te metejshem te lidhjeve dypaleshe ne te gjitha fushat dhe faktin qe komuniteti shqiptar me benim ne Itali ka qene nje element shume i rendesishem ne marredheniet mes dy vendeve.

Lidhur me afrimin e Shqiperise ne familjen europiane, kryediplomati italian deklaroi: “Është objektiv e në interes të vendit tonë te favorizojme që Brukseli te konfirmojë statusin e vendit kandidat per Shqiperine e cila po ben perpjekje te medha edhe ne planin e politikes se brendshme, per t’iu pergjigjur te gjitha kushteve te kerkuara nga Brukseli”.

Ministri  Panariti, pasi falenderoi per ftesen dhe per mbeshtetjen e Italise, informoi homologun e tij pikerisht per progreset e Shqipërisë në kete proçes.

“Ne do te intensifikojme me tej detyren tone, si pasoje e faktit sepse kemi shume objektiva kritike per te ecur perpara me refomrat, qe te arrijme statusin e vendit kandidat, duke shpresuar te jete kete vit. Mbeshtetja e Italise do te jete shume thelbesore, jam i sigurt per kete”,tha Edmond Panariti.

Kryediplomati shqiptar shprehu kenaqesine per vizitën qe Presidenti italian, Giorgio Napolitano ka ne plan te zhvilloje ne Tirane, në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Top Channel