Grabisnin me maska udhëtarët, 7 të arrestuar në Burrel

10/07/2012 00:00

Pas denoncimeve të mjaft banorëve të zonave përreth Burrelit se janë
bërë pre e grabitjeve me maska, policia ka arrestuar 7 persona që
dyshohen si të përfshirë në këtë aktivitetet kriminal.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia lokale, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve prej disa kohësh ishin kthyer në tmerrin e banorëve të zonës që udhëtonin me mjete të ndryshme në aksin rrugor Burrel-Milot.

Këta persona ndalonin mjetet e udhëtarëve dhe nën kërcënimin e armëve u grabitnin atyre lekët që mund të kishin me vete ose sendet me vlerë, si orë, unaza apo byzylykë të florinjtë.

Me gjithë patrullimet e herëpashershme të policisë në akset nacionale, këta persona të maskuar kishin rikthyer edhe një herë te banorët e zonës atmosferën e frikshme të vitit ‘97, kur grabitjet e automjeteve me maska ishin një gjë më se e zakonshme.

Top Channel