Pas Vlorës dhe Elbasanit, Fryma e Re Demokratike ka hapur degën e saj në rrethin e Korçës.

I pranishëm në hapjen e kësaj dege ishte anëtari i grupit nismëtar të themelimit të FRD-së dhe deputetit i kësaj force politike, Gazmend Oketa kritikoi dy forcat e mëdha të skenës politike shqiptare, Partinë Demokratike dhe atë socialiste për atë që ai e quajti ‘loja e radhës e tyre’ me imunitetin.

Oketa tha se asnjëra prej tyre nuk ka vullnet të plotë për heqjen e tij, sipër deputetët ashtu dhe për zyrtarët e tjerë të lartë të vendit. Më tej, zoti Oketa foli edhe për zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij, në këto kushte, në këtë klimë që mbizotëron aktualisht në politikën shqiptare, do të kontestohen nga njëra apo tjetra palë.

Ndërsa përsa i përket reformës zgjedhore, Oketa tha para mbështetësve të FRD-së në Korçë se ajo po zvarritet qëllimisht për të kënaqur orekset elektorale të dy forcave të mëdha politike, PS-së dhe PD-së.

Top Channel