Kryeministri Berisha thirri në kryeministri takimin e Bordit të Agjencisë për Investime dhe Zhvillim për të bërë një paraqitje të punës së Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Bordi i AIDA-s diskutoi mbi planin e marketingut dhe aktiviteteve të Agjencisë, duke bërë një analizë të detajuar të sektorëve që duhet të promovohen. Kryeministri Berisha theksoi rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit si përgjigja më e mirë ndaj krizës ekonomike dhe financiare në Europë e më gjerë.

“Ajo që konstaton raporti dhe që është shumë e rëndësishme është se investimet e huaja direkte, në tremujorin e parë të viti 2012 u rritën 2 herë më shumë, se në tremujorin e parë të viti 2011. Atyre që kanë tmerr nga borxhi dua t’u them se raporti konstaton se borxhi publik në raport me GDP-në ka rënë në 57 përqind, që në fakt dua ta deklaroj sot publikisht se 60 përqind nuk më duket më linjë  e kuqe, por ngjyrë portokalli”, tha Berisha.

Mbledhja u thërrit një ditë pas publikimit të raportit të INSTAT ku vërehej se Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.2 përqind në këtë 3-mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Top Channel