Balli Kombëtar: PD të rishikojë bashkëpunimin

10/07/2012 23:55

Kryesia e Partisë Balli Kombëtar i kërkoi sot Partisë Demokratike me të cilën është në koalicion që të rishikojë me të njëjtën frymë reprociteti këtë bashkëpunim pavarësisht se kohët kanë kaluar dhe ajo është treguar e ngurtë dhe e heshtur në këtë bashkpunim.

“Ne mendojmë se kjo mazhorancë ku ne bëjmë pjesë në këto 7 vjet qeverisje duhet të kishte bërë më shumë për integrimin e plotë të përndjekurve dhe të burgosurve politik si në punësim, shkollim, strehim dhe në politikat sociale”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie.

Po ashtu Balli Kombëtar thotë se vendosi t’i drejtohet Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Sali Berisha për të kontribuar dhe vendosur standartet më demokratike dhe kombëtare në drejtim të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Balli Kombëtar i kërkon PD-së një sistem të pastër kombëtar dhe numërim elektronik të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel