Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Shqipëri, e në veçanti, ecuria e reformave për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian.
Në njoftimin për shtyp Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thotë se Kryeministri Berisha e njohu Zv/kryeministrin Lajcak me ecurinë pozitive të reformës zgjedhore nismën jashtëzakonisht të rëndësishme të mazhorancës për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve dhe me arritjet e rëndësishme në përmbushjen e një pjese të rëndësishme të rekomandimeve si edhe punën intensive e gjithëpërfshirëse për përmbushjen sa më parë të këtij procesi .
Zv/kryeministri Lajcak deklaroi mbështetjen e vendit të tij për proceset integruese të Shqipërisë. Gjithashtu kryeministri Berisha takoi edhe ministren e Çështjeve Europiane të Irlandës të cilës i dorëzoi ftesën për Kryeministrin e Irlandës, Enda Kenny për të vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti festimesh të jubileut të madh të 100-vjetorit të ngjarjes historike të Pavarësisë së Shqipërisë.
Top Channel