“Vrapimi drejt Europës”

08/07/2012 00:00

Prezenca e BE në Tiranë në kuadërn të aktiviteve për Muajin e Europës do të organizojë paraditen e së mërkurës një aktivitet sportiv të quajtur “Vrapimi drejt Europës”.

Aktiviteti është konceptuar me përbërjen e dy elementëve: garë vrapimi dhe çiklizimi.

Duke njoftuar këtë aktivitet, kreu BE-s në Tiranë Ettore Sequi u shpreh se ky është një eveniment  tejet i vecantë dhe ka falenderuar mbështetjen e  Ministrisë së  Integrimit, Bashkisë Tiranë dhe ambasadave të BE-së në Tiranë.

Ambasadori Sequi tha se “Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës për të marrë pjesë në këtë “Vrapim drejt Europës”  me qëllim që ne së bashku të promovojmë një ambient të pastër dhe të jetuarit në mënyrë të shëndetëshme”.

Top Channel