Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që prej kësaj
të premteje sjell për qytetarët portalin për aplikimet online çka pritet
të lehtësojë shërbimin për qytetarët.

Në kuadër të dixhitalizimit, në portalin e ri qytetarët apo përfaqësues të bizneseve mund të kryejnë jo vetëm aplikime online, por edhe ankesa online.

Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi shpjegoi detaje të metejshme te projektit të inauguruar.

“Qytetari do të paraqitet për të marrë një shërbim ndryshe nga transaksioni në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Një herë të vetme do të aplikojë në Zyrë do të marrë që andej një ‘user name’ dhe një fjalëkim dhe qytetarët do të kenë mundësi të shohin në dritën e diellit çdo veprim të çdo zyrtari të Zyrës së Regjistrimti të Pasurive të Paluajtshme. Me këtë sistem që ne aplikojmë sot, me këtë faqe të re që hapim, me Portalin e ri për Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e shndërrojmë këtë Zyrë në institucionin lider përsa i përket transparencës”, tha Halimi.

Kryeministri e konsideroi kete projekt, si nje reforme te jashtzakonshme ne favor te qytetareve, lidhur me ankesat qe qytetari mund te beje ne portal, si dhe gjurmimin online te ecurise se aplikimit të bërë prej tij.

“Gjurmueshmëria është dhe do të mbetet qëllimi ynë themelor, gjersa ne të arrijmë që qytetari shqiptar të marrë në një sportel të gjithë informacionin, që i duhet atij në raport me këtë shtet, që qytetari shqiptar të ndjekë në çdo hap kërkesën apo dokumentin e tij në të gjitha labirintet e kësaj administrate. Ky është qëllim për ta bërë këtë një nga administratat më transparentë të Europës dhe të botës”, tha Berisha.

Top Channel