Gjykata e Shkallës së Parë ka shpallur fajtorë dy të rinj, të dashuruar
me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në një ngjarje të denjë për skenarë
telenovelash.

Klodeta Metkola 22 vjeçe dhe i dashuri i saj Lulzim Meta 27 vjeç, u dënuan në total me 10 vjet heqje lirie, për vrasjen e mbetur në tentative të bashkeshortit të Klodetes, ngjarje e përsëritur dy herë, por në të dyja rastet e dështuar.

Rasti i parë ishte me vendosje lënde plasëse në makinën e bashkëshortit, ndërsa rasti më i fundit ishte tentativa për ta vrarë me 500 grame tritol të vendosur ne lavatriçe.

Gjykata i cilesoi veprimet e tyre me shume si nje mendim kriminal, qe kishte si synim te kercenonte bashkeshortin e Klodetes, ne menyre qe ai te largohej dhe te divorcohej prej saj dhe keshtu dy te dashuruarit mos ta kishin pengese ne lidhjen e tyre.

Sipas gjykates, ata nuk kane patur si synim kryesor vrasjen, por ta trembnin atë dhe kjo gjë duket, jo vetëm nga përgjimet, por edhe nga një sere letrash te vendosura ne deren e shtepise te bashkeshortit te Klodetes, ku ai urdherohej te largohej nga Shqipëria.

Dy te rinjte, te cilet jane shfaqur te penduar gjate gjithe gjykimit dhe kane deklaruar shpesh se synimi i tyre ishte vetem te trembnin bashkeshortin e 22-vjeçares, e martuar me shkuesi me shtetasin E.Lezaj, martese e cila nuk ka funksionuar aq me teper pas historise mes dy te rinjve.

Top Channel