Korçë, nis rikonstruksioni i bulevardit

03/07/2012 00:00

Kane nisur te hidhen hapat e pare per rikonstruksionin e Sheshit para
Katedrales ne qytetin e Korces qe do t’i sjellin atij nje pamje te re.
Ajo qe eshte pjesa me e preferuar e qytetit per turistet dhe vizitoret
Katedralja “Ringjallja e krishtit” dhe sheshi para saj, tani do te kete
imazh te ri me me teper gjelberim dhe atraksion.

Pas debateve dhe perplasjeve te shumta institucionale qe shkaktuan punimet per zgjerimin e trotuarit dhe ngushtimin e bulevardit tashme bashkia e qytetit ka vene ne zbatim projektin per me teper hapesire per qytetaret.

Me nje fond prej rreth 68 mln lekesh eshte parashikuar realizimi i punimeve dhe pas 3 muajsh qytetaret do te kene nje shesh te konturuar me me teper hapesira per kembesoret, por edhe me teper gjelberim.

Siperfaqja prej 5500 metrash katrore do te shtrohet me pllaka cilesore ndersa nuk do te mungojne as bimet dekorative ndricimi i vecante si dhe nje shatervan per te ruajtur origjinalitetin.

Top Channel