Tushemishti josh të huajt

02/07/2012 00:00

Tushemishti, një nga perlat e turizmit shqiptar, vazhdon të tërheqë edhe në këtë sezon turistik të huaj.

I pozicionuar 6 kilometra larg qytetit të Pogradecit, vazhdon të mbetet një zgjedhje e mirë për pushueshit. Ajo çka është më e kërkuara nga vizitorët qëndron e fshehur në këtë pjesë të vijës liqenore të Pogradecit, mbreti i liqenit, korani.

Peshku gatuhet në mënyra të ndryshme, por specialiteti më i kërkuar mbetet tavë e ndërthurur me gatime tradicionale, e cila impresionon të huajt.

“Ne Tushemisht ka shume gatime tradicionale dhe te pelqyera, por me e veçanta eshte tava e koranit. Klientet jane shume te kenaqur”, shprehet nje kuzhiniere e zones.

Pika turistike duket se gjithnjë e më tepër po pushtohet nga turistët e huaj të cilët edhe pse nuk qëndrojnë gjatë, ndalen për të shijuar gatimet e shijshme buzë liqenit duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer.

Top Channel