Tregu me ushqime të rrezikshme

02/07/2012 00:00

Konsumatori shqiptar është i ekspozuar para një sërë risqesh që vijnë
nga produketet ushqimore të prodhuara me hormone apo aditivë të
ndryshëm.

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pranon një fakt të tillë duke u shprehur se është një problem në mbarë Europen, kur në fakt fermerët tanë në mënyrë abuzive i hedhin bimëve doza të tepruara me pesticide apo kimikate të tjera që stimulojnë pjekjen.

“Këto janë stimulantë të rritje që i përdor bota sepse është gjithë ajo që duhet bujqësi e integruar. Jashte përdoren  këto elementë, por në Shqipëri përdorimi është jo shumë profesional. Jemi duke tentuar dhe duke u përpjekur maksimalisht për t’i bërë të përgjegjshëm. Eshtë problem i të gjithë Europës së zhvilluar. Instituti i Ushqimeve dhe i Veterinarisë në këto ditë do të marrë një mbështetje financiare, pikërisht për të ndërtuar spektrin e analizës në kuadrin e mbetjeve, shtesave të adititëve dhe përdorimit të bazës hormonale, si në fruta perime por edhe në pije”, tha kreu i AKU-së, Genc Juka.

Sipas Jukes po ushtrohen kontrolle te rrepta ne 474 farmacite qe fusin kimikate te ndryshme per bimet nderkohe qe tregtareve u kerkohet te marrin produkte me etike nga fermeri per te gjetur vendprodhimine tyre.

Por nuk jane vetem fermerët abuzive, pasi Autoriteti i Ushqimit ka kapur 14 tone ushqime me date skadence te tejkaluara ne markete e supermarkete. Drejtori i AKU-së u ben thirrje qytetarevë te mos blejnë mish ne rrugen Fushë-Krujë-Laç, pasi atje gjëja e gjallë theret dhe tregtohet jashte cdo kontrolli.

Juka sqaron se Autoriteti Kombetar eshte duke kontrolluar ne mënyrë intensive restorantet dhe “Fast Food”-et ne zonat turistike .

Top Channel