Nisen katër kontigjente “Shqiponja” në Afganistan

02/07/2012 00:00

Katër kontigjente ushtarakësh shqiptarë, me një efektiv prej 186
personash janë nisur drejt Heratit dhe Kandaharit në Afganistan. Për
herë të parë me mision nisën edhe nje kontigjent mjekesor me 12 persona,
si edhe 22 oficere shtabesh. Ambasadoret e huaj ne vendin tone kane
vleresuar ushtaraket shqiptare.

“Besoj se te gjithe ju keni degjuar ne fakt per jehonen nga komanda amerikane, nga gjenerali Alen dhe te gjithe ata qe veprojne ne Afganistan, qe forcat speciale shqiptare jane te mirepergatitura dhe i permbushin mire misionet e tyre. Dhe per te thene ate qe eshte tejet e vertete dhe e kuptueshme eshte qe kontigjenti “Shqiponja”, po zhvillon misione te rrezikshme dhe ne mjedise shume te veshtira dhe ata po dallohen per kete. Ne e dime dhimbshem qe forcat shqiptare paten humbjen e pare te tyre, dhe nje person u plagos, dhe e dime sa reale eshte lufta qe po bejme”, tha ambasadori amerikan Alexander Arvizu.

“Eshte kjo nje deshmi tjeter e angazhimit te Shqiperise ne luften kunder terrorizmit, lufte kjo qe sheh te perfshire vendet e lira dhe demokratike te cilat te udhehequra nga Kombet e Bashkuara, i permbahen kartes se OKB-së, si pika kryesore e referemit per te gjithe rendin e sigurise boterore. Ky mision qe kemi perballe eshte nje deshmi e qarte e hapave te medhenj qe kane kryer Forcat e Armatosura shqiptare drejt integrimit ne NATO”, tha ambasadori italian Massimo Gaiani.

Kontigjenti i 11-te per ne herat perbehet nga 107 ushtarake, ndersa ai i misionit te luftes nga 45 ushtarake qe i drejtohen zones operacionale teper te rrezikshme ne Spin Boldak ne Kandahar, mjeket do te vendosen ne Kabul, ndersa oficeret do te shperndahen nga NATO ne shtabe te ndryshme ne Afganistan.

Top Channel