Turizëm për t’u çmallur

01/07/2012 00:00

Të paktën 4 mijë emigrantë dhe 1 mijë e 800 mjete janë futur nga pika e kalimit kufitar në vend, vetëm në 24 orët e fundit.

Pavarësisht parashikimive edhe kjo stinë vere po sjell mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi pranë të afërmve dhe familjarëve të tyre për pushimet verore.

Ndryshimi i këtij viti është vetëm fakti se duket se do të shpenzojnë më pak. Emigrantët që kanë mundur t’i mbijetojnë valës së kthimeve si pasojë e krizës greke, shprehen se do të limitojnë qëndrimin vetëm pranë familjarëve të tyre pa shpenzuar së tepërmi për tu argëtuar.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, në pikat e kalimit kufitar nuk ka patur anomali apo radhë të gjata.

Top Channel