Aleanca Kuqezi protestoi përpara Ministrisë së Financave kundër procesit
të shitjes së licensës për një Lotari të ardhshme Kombëtare.

Sekretari politik i kësaj partie, Eduard Kaçaj tha se Lotaria Kombëtare është një aset i të gjithë shqiptarëve, që duhet administruar nga shteti.

“Aleanca Kuqezi nuk është këtu për të kundërshtuar apo mbrojtur asnjë tezë politikë dhe konfliktuale midis PD-së dhe PS-së, por për të kundërshtuar shitjen masive të kapitalit shtetëror që qeveria e Sali Berishës po kryen.Për Aleancën Kuqezi shitja e Lotarisë Kombëtare tek sektori privat, qoftë ky opozitar, qeveritar apo dhe i huaj është tradhti në kurriz të shqiptarëve që po vuajnë krizën ekonomikë që qeveria përpiqet ta mbulojë ditë pas dite”, tha Kaçaj.

Sipas zotit Kacaj kjo licensë po shitet, sepse qeveria është e pushtuar nga një mentaliteti bixhozçi dhe klientelist, që duhet të marrë fund vetëm duke mbështetur Aleancën Kuqezi.

Top Channel