Aksident në Shkodër, plagosen dy të rinj

27/06/2012 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy të rinjve ka ndodhur mbrëmë
rreth ores 2 të mëngjesit në aksin Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur
ura Ded Gjo Lulit.

Nje automjet tip Wolkswagen Polo qe drejtohej  nga shtetasi Valentin Mihllaj nga Lezha, si pasoje e shpejtesise ka humbur kontrollin, duke u perplasur me nje tjeter automjet qe levizte ne drejtim te Shkodres. Nga ky aksident ka mbetur te demtuar me plage serioze drejtuesi i Wolkswagen-it nga Lezha dhe shoku i tij qe ndodhej pasagjer.

Per rreth dy ore kohe qe jane kryer gjitha veprimet hetimore eshte mbajtur e bllokuar rruga Shkoder-Velipoje dhe automjetet qe ktheheshin nga Velipoja jane detyruar te kalojne nje rruge dytësore per ne shkoder. Nga hetimet e para rezulton qe drejtuesi i automjetit Wolkswagen te kete humbur kontrollin per shkak te shpejtesisë.
 

Top Channel