Konvikti i Gjuhëve të Huaja me qira

26/06/2012 00:00

Tenderi për dhenien me qira të konviktit të shkolles se mesme të Gjuhëve
të Huaja në Tiranë pritet të zhvillohet ditën e mërkurë.

Ministria e Ekonomise ka pretenduar se ky eshte nje tender transparent ku çdokush mund të garojë, por deri më tani informacioni ka qene mjaft i kufizuar dhe i fshehtë.

Historia ka nisur pak kohë më parë, kur pas një kërkese zyrtare që Ministria e Ekonomisë i ka dërguar kreut të Bashkisë, Lulzim Basha, me kërkesë të administratores së universitetit privat “Luarasi”, ku kërkohet dhënia me qira e konviktit të Shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi.

Zoti Basha eshte shprehur se eshte dakord, qe kjo godine te jepet me qira. Burime prane Ministrise se Ekonomise shprehen se procedura per hapjen e tenderit per kete godine jane nderrmare pasi Bashkia e Tiranes ka deklaruar se kjo godine ka kosto te larte mirembajtje, ndaj ministria mund te procedoje per dhenien e saj me qira.

Ne dokumentin e Bashkisë së Tiranes drejtuar ministrit te enonomise ende ne detyre,Nasip Naço, jane percaktuar kriteret qe duhet te respektohen per dhenien me qira te ketij objekti. Ne ministrine e ekonomise thuhet se tarifa dysheme prej 300 lekesh per meter katror eshte vendosur nga bashkia.

Kjo e fundit ka bere me dije se me vendim te Këshillit të Ministrave, date 2 maj i vitit 2012, tarifa dhe vlera dysheme per pasurite shteterore qe jepen me qira per objektet qe jane brenda unazes se vjeter te Tiranes eshte jo me pak se 300 leke per meter katror, jashte unazes e brenda vijave kufizuese te bashkise jo me pak se 200 leke per meter katror, ndersa jashte vijes kufizuese te Tiranes 20 leke per meter katror. Ne kete vendim te Keshillit te Ministrave thuhet se per te gjitha objektet e dhena me qira me siperfaqe mbi 200 meter katror, vlera e detyrimit mujor llogaritet ne zbritje, kur plotesohen nje sere kriteresh,siç eshte punesimi mbi 50 veta ku ka ulje me 10 % dhe mbi 201 veta zbritja shkon deri ne 40 %.

Top Channel